Nga 6 muaj burgim, sepse u përleshën për shkak të pagesës së fitnesit

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Prizren, 11 qershor – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale A.D., dhe I.D. nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale lëndim i lehtë trupor, nga neni 185 par.2 të KPRK-së dhe veprës penale kanosje nga neni 181 par.4 të KPRK-së.

Të akuzuarit me iniciale A.D. dhe I.D. gjykata i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar secilin veç e veç me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajve.

Më 22 nëntor 2019, rrethe orës 19.30 minuta në Prizren, i pandehuri me iniciale A.D. në shoqëri me vëllain e tij me iniciale I.D. shkojnë në objektin e palestrës me qëllim për të kryer stërvitjen fizike dhe pas një mosmarrëveshje fillimisht verbal, që kishte lindur në lidhje me pagesën e fitnesit, pasi fjalosen me menaxherin e fitnesit, të dëmtuarin me iniciale B.SH. nga Prizreni, dhe pasi që i pandehuri me iniciale A.D. fillon të përleshët fizikisht me të dëmtuarin me iniciale B.SH., i pandehuri me iniciale I.D. nxjerr nga xhepi një thikë dhe me të e kanos seriozisht të dëmtuarin me iniciale D.P., duke ia drejtuar thikën, në momentin kur i dëmtuari me iniciale D.P. tenton që të afrohet dhe ti ndajë palët.

Të ngjashme