Nga një muaj paraburgim për policët e trafikut

Prishtinë | 21 Dhj 2016 | 23:00 | Nga

24 policët e ndaluar më 19 dhjetor u paraqiten sot në Gjykatën Themelore të Prizrenit, në seancën e parë dëgjimore.

Për shkak të numrit të madh të të pandehurve, seanca e sotme është ndarë në dy termine, njëra nisi në orën 11.30 ku përballë trupit gjykues dhe prokurorit të çështjes ishin katër policë, ndërsa seanca e dytë me 20 policë të tjerë.

Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji ndaj 23 të pandehurve. Ndërsa ndaj të pandehurit me inicialet B.Z. nga fshati Senik i komunës së Malishevës, Gjykata caktoj masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 muaji. Seanca është drejtuar nga gjyqtarja Raima Elezi, raporton RTK.

Prokurori i çështjes Sefer Morina ka kërkuar që të pandehurve t’u vazhdohet masa e arrestit. Policët u ndaluan nën dyshimet për korrupsion dhe marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare nga Inspektorati Policor i Kosovës gjatë ditës së hënë.

Arrestimi i këtyre policëve ka ardhur pas hetimeve të zhvilluara nga Inspektorati i Policisë dhe Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe asaj të Prizrenit, ku dyshohen se në cilësinë e personave zyrtarë të njësive rajonale të trafikut kanë keqpërdorur pozitën zyrtare duke marrë ryshfet nga ana e qytetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme