Nga reduktimet e energjisë elektrike, banorët e Rahovecit mbesin pa ujë

Prishtinë | 18 Gus 2022 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar se do të ketë reduktime të furnizimit me ujë të pijshëm në Rahovec, si pasojë e reduktimeve të energjisë elektrike.

KRU “Gjakova”, njofton se për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike, konsumatorët e qytetit të Rahovecit do të ballafaqohen me mungesë të furnizimit me ujë të pijes.

“Stacioni i pompave Rahovec 1, nga ku furnizohet qyteti me ujë qysh nga dita e djeshme ka filluar t’i ndërprehet energjia elektrike në emër të reduktimeve nga KOST, andaj konsumatorët mund të ballafaqohen me reduktime të ujit brenda 24 orëve”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme