Nga shpërthimi i bombolës në Velipojë, tre të plagosur (Video)

Velipojë | 28 Kor 2017 | 11:46 | Nga

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për ngjarjen e sotme në Velipojë ku si pasojë e një shpërthimi mbetën të plagosur disa persona. Sipas policisë, një ndër të plagosurit është pronari i restorantit ku ka ndodhur ngjarja.

Ai quhet Besnik Zejnuni dhe është në gjendje të rëndë. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë 19-vjeçarja Saida Spahija dhe 33-vjeçari Hektor Zenunaj. Pronari i restorantit është dërguar me helikopter drejt Tiranës.

NJOFTIMI I POLICISË

Në plazhin Velipojë te Kompleksi Fishta rreth orës 10:00 kemi marr njoftim se ka rënë zjarr në një lokal.

Nga informacionet paraprake informohemi se janë tre shtetas të lënduar, ndër to edhe pronari lokalit shtetasi Besnik Zejnuni 55 vjeç në gjendje të rëndë për jetën i cili po dergohet drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Si dhe shtetasi Hektor Zenunaj dhe shtetesja Saida Spahija, 19 vjeçe, të cilët po dergohen për në Spitalin Rajonal Shkodër janë jashtë rreziku për jetën.

Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar forcat e FNSH, MNZ dhe shërbimet e policisë, dhe emergjencat civile, të bëjnë të mundur edhe evakuimin e banorëve.


Pamje nga hoteli ne Velipoje ku ra zjarri by news-al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme