I pari i kryeqyetit, Përparim Rama ka dhënë një lajm të rëndësishëm për qytetarët.
Nga e mërkura prishtinasit do të kenë internet falas, me anë të disa shtyllave që janë vendosur në kryeqytet.
Sipas tij, qytetarët nuk do të kenë më nevojë të pyesin për fjalëkalimin e internetit, pasi lidhja do të jetë e hapur dhe e qasshme për këdo.
Postimi:
M’fal, a bon password-in e WiFi-së?
Këtë fjali s’ka me e dëgju mo, sepse prej sot krejt qytetarët e Prishtinës kanë qasje në internet falas, në çdo hapësirë ku e sheh shtyllën me shkrimin WiFi Falas. 💙
Nalu, lidhu edhe shfytëzo internet pa kufi.
Na jemi këtu me ju bo jetën ma të lehtë.
Prishtina, përtej qysh e ki passwordin?