Ngacmoi seksualisht dy të mitura, arrestohet një burrë nga Vitia

Prishtinë | 12 Maj 2019 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Një burrë është arrestuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të mitura në fshatin Pozheran të Vititsë.

I dyshuari ka marrë në veturë dy viktimat e mitura kinse për t’i dërguar në shkollë dhe ka vazhduar në rrugë tjetër duke i ngacmuar me fjalë, viktimat kanë arritur të zbresin nga vetura dhe kanë kërkuar ndihmë në shtëpinë me të afërt.

Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme