Ngrihet aktakuzë ndaj personit që dyshohet se kanosi Thaçin

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet K.P. veprën penale “Kanosje” nga neni 181 par 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit të ri Penal të Republikës se Kosovës.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit K.P. për veprën “kanosje” pasi ai dyshohet të ketë kanosur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Facebook.

Sipas njoftimit, K.P. më 26 mars në Facebook kishte kanosur Thaçin, duke i postuar mesazh kërcënues me këtë përmbajtje: “Sotë i zhdrypa pre tavani se ne kuvend po flitet për ndarjen e Kosovë nga Hashim Broja le te din Hashim Broja a kushdo qoftë aj se Ende jemi gjallë pjesa e veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja Dije se xhumin xhum sta la me ba”.

Në njoftim theksohet se kanosësi kishte përdorur dy fotografi të armëve të gjata për të shoqëruar mesazhin kërcënues, “me çrast tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe ankth se do t`i shkaktohet ndonjë e keqe atij apo familjes së tij nga i pandehuri K.P.”.

Me këto veprime i pandehuri K.P. ka kryer veprën penale “Kanosje” nga neni 181 par 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit të ri Penal të Republikës se Kosovës.

Të ngjashme