Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër një personi zyrtar, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Z., në cilësinë e personit zyrtar duke shfrytëzuar detyrën zyrtare nuk e ka përmbushur detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë për vete, për çka dyshohet se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Po ashtu, i pandehuri dyshohet se në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kërkuar përfitime për vete, për të ushtruar ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personit zyrtar, pavarësisht nëse ndikimi është ushtruar ose pavarësisht nëse ndikimi i supozuar shpie deri te rezultati i synuar, për çka dyshohet se ka kryer veprën penale ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 të KPRK.