Sot mbahet seancë për rastin “Shuplakat”, ku të akuzuar janë ish- kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit, Mile Janakieski dhe nëntë persona të tjerë.
Nesër po ashtu mbahet seancë për rastin “Trajektorja” në të cilën 4 funksionarë të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së dyshohet se kanë ndërmarrë veprime me të cilat janë ndërtuar seksionet e autostradës Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, gjatë së cilës kanë pranuar ofertë më të shtrenjtë për tenderin, me çka buxhetit të Maqedonisë i kanë shkaktuar dëm prej 150 milionë euro.