Nikolla Kabashiq është zgjedhur kryetar i Gjykatës Themelore të Mitrovicës.
Ai në këtë pozitë është zgjedhur me shtatë vota për nga ana e Keshillit Gjyqësor të Kosovës, që ka zhvilluar votim në orët e pasdites.
Kundërkandidat i tij ishte Tomisllav Peteoviq, që në votim mori vetëm dy vota.
Ndërkohë një votim ishte i pavlefshëm, ndërsa në proces të votimit morën pjesë dhjetë anëtar të KGJK-së.
Paraprakisht Tomisllav Petroviq, ishte ankuar në KGJK, për shkak se ishte renditur i dyti nga komisioni per intervistim, mirëpo këshilli gjyqësor nuk ka aprovuar kerkesën e tij me arsyetimin se nuk ka paraqitur argumente bindëse.