Niman Bardhi zgjedhet anëtar i këshillit drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve

Prishtinë | 05 Mar 2024 | 15:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e 191-të Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit që anëtar i këshillit drejtues të autoritetit kombëtar të kualifikimeve të jetë, Niman Bardhi.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka potencuar se propozim-vendimi është hartuar në përputhje me rregulloren e punës së Qeverisë dhe është i shoqëruar me të gjitha dokumentacionet.

“ Propozojmë që Niman Bardhi, shërbyes civil në Ministrinë e Shëndetësisë, të jetë anëtar i këtij këshilli drejtues. Propozim vendimi për plotësimin e këshillit drejtues të këtij autoriteti kombëtar të kualifikimeve me një anëtar është hartuar në përputhje me rregulloren e punës së Qeverisë dhe është i shoqëruar me të gjithë dokumentacionin e kërkuar pas konsultimit dhe koordinimit mes ministrisë përgjegjësve dhe agjencive dhe zyrave përkatëse”, tha Nagavci.

Të ngjashme