Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Artan Nimani, ka bërë të ditur se Nisma është aktivisht në terren dhe e mobilizuar për zgjedhjet e ardhshme, duke synuar përkrahjen e qytetarëve në Gjakovë.
Në një postim në rrjetet sociale, Nimani ka theksuar vendosmërinë e anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë për të përballuar çdo sfidë. “NISMA është në terren, e mobilizuar dhe gati për zgjedhje. Gjakova po lëviz përpara dhe do ta çajmë çdo rrethim me njerëz të dëshmuar në çdo sfidë”, ka shkruar kandidati, duke treguar entuziazmin dhe angazhimin e tij në fushatën elektorale.