Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Artan Nimani, ka marrë mbështetje të fuqishme nga banorët e fshatrave të Rekës së Keqe.
Në një takim madhështor, banorët e fshatrave si Botushë, Molliq, Nivokaz, Brovinë, Stubëll dhe Berjah u angazhuan të mbështesin Koalicionin për Kosovën fituese 137 dhe kandidaturën e Nimanit me numrin 25.
“Reka e Keqe mbështet fuqishëm Koalicionin për Kosovën fituese 137. Botushë, Molliq, Nivokaz, Brovinë, Stubëll dhe Berjah – këto fshatra, që dikur ishin zemra e qëndresës së Rekës së Keqe në luftën për liri, sot vazhdojnë të jenë simbol i mbështetjes së pathyeshme. Sonte, në një takim madhështor, banorët u zotuan të përkrahin fuqishëm Koalicionin e udhëhequr nga AAK me numrin 137 dhe kandidaturën time me numrin 25 në listën fituese. Ky rrugëtim i përbashkët për të ndërtuar një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë vazhdon me besimin dhe përkushtimin e të gjithëve”, ka shkruar Nimani.