Me organizimin e Zyrës së Rinisë Evropiane të Kosovës dhe nën moton: “Rinia në administratë-fuqi për të ardhmen”, nisi fushata për kyçen e të rinjve, që kanë mbaruar shkollimin nëpër institucionet e larta të BE-së, në administratën publike që konsiderohet edhe si mundësi për një reformë në administratë.
Kjo ide e nisur nga Zyra e Rinisë Evropiane të Kosovës, është mbështetur nga Ministria e Administratës Publike, bartëse e reformës në administratë.