Nis hartimi i projektit për rrugën transit, investim i Qeverisë

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 12:31 | Nga

Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës para pesë muajsh kishte nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për bashkëfinancim të pesë projekteve rrugore në këtë Klinë, kurse kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ia kishte rikujtuar edhe ndërtimin e rrugës transitore të qytezës, që do të zbrazte atë nga lëvizjet e automjeteve, shkruan sot Koha Ditore.

Ky projekt ka qenë edhe një prej premtimeve të Elezajt që do ta realizonte gjatë këtij mandati qeverisës.

studim të fizibiletit e kishte paralajmëruar se do të bëhej në muajt e parë të vitit 2018 për projektin e ndërtimit të kësaj rruge transitore, prej lokacionit kur lidhën rrugët magjistrale Pejë – Prishtinë me atë për në Gjakovë, deri në anën tjetër mbi Zonën industriale të Klinës, ku kjo transitore do lidhet me rrugët për në Istog dhe Skenderaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme