Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 11:34 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit ka nisur mbledhjen në të cilën do të shqyrtohet edhe projektligji për demarkimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit me shefat e grupeve parlamentare parashihet që të shqyrtohet marrëveshja e Demarkacionit dhe të dihet se kur do të dalë në votim.

Fillimisht kryesia do të vendos për interpelancën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar.

Po ashtu do kryesia do te vendos edhe për interpelancen e Kryeministrit Haradinaj sipas kërkesës së deputetes, Albulena Haxhiu, në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, e mbështetur edhe nga shtatë deputetë nënshkrues lidhur me vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës: Vendimi për rritjen e pagave për Kabinetin qeveritar; Vendimi për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës dhe Vendimi për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale.

Kryesia gjithashtu do të bëj shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Huajt, shqyrtimin e parë të Projektligjit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguri bërthamore, shqyrtimin e parë të Projektligjit për Miniera dhe Minerale, shqyrtimin e parë të Projektligjit për pajisjet nën presion dhe shqyrtimin e parë të Projektligjit për shërbimin gjeologjik të Kosovës.

Po ashtu kryesia do të vendos sot edhe për debatin parlamentar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dënimin e disa aktivistëve të këtij subjekti politik dhe debatin parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shala dhe gjashtë deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës.

Po në këtë mbledhje kryesia to të shqyrtoj rekomandimet e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, etj.

Të ngjashme