Nis ndërtimi i shtëpisë sociale në Viti

Viti | 17 Pri 2017 | 16:56 | Nga

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti së bashku me Naser Islamin,përfaqësues i shoqatës humanitare “Vitia” në Gjenevë të Zvicrës vunë gurthemelin e shtëpisë sociale në fshatin Skifteraj të Vitisë.

Me këtë rast Haliti falenderoi të gjithë donatorët mërgimtarë të cilët po kontribojnë që qytetarëve me nevoja tu mundësohet një jetë më e mirë.

Këto ditë tha ai po vendosen gurthemele të shtëpive të reja sociale pas gala mbrëmjes humanitare së organizuar në Gjenevë mes Komunës së Vitisë dhe shoqatës humanitare “Vitia”.

Të pranishmit me një fjalë rasti iu drejtua edhe Naser Islami anëtar i kesaj shoqate.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme