Nis ndërtimi i shkollës në Kramovik

Kramovik | 17 Dhj 2016 | 15:41 | Nga

Kanë nisur punimet për ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Mustafë Ibishi”, në fshatin Kramovik të Komunës së Rahovecit.

Realizimin e punimeve në këtë projekt, i cili ka nisur punimet gjatë vitit 2016, i ka parë Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit i shoqëruar nga Sali Sallteku, drejtor i Drejtorisë së Administratës dhe Jemin Thaqi, kryetar i këshillit të fshatit Kramovik.

Gjatë vizitës, kryetari Vehapi ka takuar banorët e fshatit Kramovik, të cilët i ka uruar për këtë projekt dhe u premtoi se në të ardhmen do të ketë edhe projekte tjera në interes të banorëve të këtij fshati.

Jemin Thaqi, kryetar i këshillit të fshatit Kramovik e ka falënderuar kryetarin Vehapi dhe drejtorin Sallteku për vizitën e bërë dhe për realizimin e këtij projekti.

Të ngjashme