Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur nënshkrimi i kontratave për gjeneratën e 61-të të kadetëve policorë.
Në njoftimin e policisë thuhet se për rëndësinë e të qenit polic i Kosovës, për detyrat që i presin fillimisht në Akademi e më pas edhe në punën policore, kadetëve u folën eprorë të lartë Departamentit për Burime Njerëzore.
“Kjo gjeneratë, ashtu sikurse dhe gjeneratat tjera të PK-së, në përbërjen e saj ka një përfshirje multietnike të komuniteteve të Republikës së Kosovës dhe e njëjta pritet të fillojë me trajnimin themelor në AKSP, pas përfundimit të procedurës së nënshkrimit të kontratave”, thuhet në njoftimin e policisë.