Nis pastrimi fitosanitar në parqet e kryeqytetit

Prishtinë | 17 Tet 2020 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

250 deri në 300 metra kub dru të thatë largohen pothuajse çdo vit nga parku i Gërmisë gjatë procesit fitosanitar.

Ata që po vlerësohen si të rrezikshëm po largohen nga parku.

Drejtoresha e Parqeve në kryeqytet, Fatime Hajdari, thotë se rëndësi të veçantë gjatë procesit të fitosanitarisë i kushtohet ruajtjes së hapësirave të gjelbra dhe rigjenerimit të tyre aty në pjesët e dëmtuara, raporton KOHA.

Nga pjesa e maleve të Gërmisë të gjithë drurët e thatë që largohen zhvendosen nga këtu për te lulishtja e ndërmarrjes ‘’Hortikultura’’, për të cilët drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Isak Rakovica, thotë se shfrytëzohen si lëndë e parë për ngrohje të serave.

Ai tregon se përveç rigjenerimit që u bëhet parqeve të Prishtinës, ky proces ndihmon edhe në kursimin e mjeteve buxhetore, ku përmes përdorimit të drurëve kursehet blerja e mjeteve të tjera djegëse.

Isak Rakovica – Drejtor i NP “Hortikultura’’ (kursejmë në thëngjill apo diçka tjetër edhe i përdorim për me i ngroh serat edhe me i kultivu lulet gjate dimrit)

Sipas drejtoreshës Hajdari, gjatë kësaj kohe janë duke u larguar edhe ata drunj që paraqesin rrezik për qytetarët që shfrytëzojnë shtigjet malore të Gërmisë për ecje apo vrapim.

Me këtë projekt, sipas Isak Rakovicës, ndihmohet bota e pasur bimore dhe ajo shtazore brenda parkut të Gërmisë.

Ai thotë se qëllim kryesor nuk është vetëm pastrimi nga drurët e tepërt apo ata që pengojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve.

Për realizimin e projektit fitosanitar këtë vit janë të angazhuar 24 punëtorë të Ndërmarrjes Publike “Hortikultura’’, dhe do të punohet nëpër të gjitha parqet e Komunës së Prishtinës.

Ndërkaq, parashihet që projekti të përfundojë në javën e fundit të muajit dhjetor.

Të ngjashme