Nis protesta në Tiranë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur të mbahet protesta në Tiranë për të kundërshtuar rrënimin e Teatrit Kombëtar. Me mbishkrime “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu” dhe pankarta tjera që kundërshtojnë rrënimin e teatrit, dhjetëra qytetarë ia janë bashkuar protestës së thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

E njëjta njoftohet se po mbështetet edhe nga opozita.

Qytetarët janë grumbulluar pranë zonës ku deri dje ishte Teatri Kombëtar. Ndërsa mësohet se protesta do të monitorohet nga rreth 1000 efektivë policie.

Të ngjashme