Nis punimet Konferenca Ndërkombëtare për Stabilitet, Teknologji dhe Kulturë “TECIS 2016”

Prishtinë | 26 Tet 2016 | 14:25 | Nga

Në Durrës, ka filluar Konferenca Ndërkombëtare për Stabilitet, Teknologji dhe Kulturë “TECIS 2016”.

Konferenca është hapur nga rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, i cili po vazhdon ta drejtojë edhe sesionin e parë shkencor.

Pos rektorit të UBT-së Hajrizi, fillimin e punimeve të konferencës i kanë përshëndetur edhe përfaqësuesit e tjerë të panelit: Peter Kopacek e Larry Stapleton nga Universiteti i Teknologjise në Vjenë, përkatësisht Instituti Teknologjik Waterford në Vjenë, si dhe Kozeta Sevrani, përfaqësuese e Universitetit të Tiranës.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, gjatë punimeve të Konferencës, e cila do të përfundojë më 28 tetor, në sesione të ndara, do të paraqitet me disa punime shkencore, që lidhen me teknologjinë më të re. Njëra nga temat e tij është “Smart Solution for Smart Faktoty”. Me punime shkencore, kryesisht në fushën e biznesit, teknologjisë dhe inovacionit, do të paraqiten edhe studiues të tjerë nga UBT-ja, nga rajoni, Evropa dhe më gjerë.

Konferenca është bashkorganizuar nga UBT (University for Business and Teknology) , UT – Wien (Vienna University of Technology), Ka – Caze (Kosova Asotiation for Control Automationand Systems Egs) etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme