Nis punimet seminari i 38-të i Gjuhës Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare

Prishtinë | 19 Gus 2019 | 12:09 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me një minutë heshtje në nderim të akademikut Idriz Ajeti, ka nisur ceremonia e hapjes solemne të seminarit të 38-të me radhë ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i ka hapur punimet sot, raporton Ekonomia Online.

Në ceremoninë solemne morën pjesë përfaqësues të Fakultetit të Filologjisë, të Institutit të Albanologjisë, studentë dhe dashamirë të gjuhës dhe letërsisë.

Linditë Rugova, dekane e Fakultetit të Filologjisë u shpreh se ky seminar për 44 vjet traditë, ka rritur të afirmojë gjuhën dhe kulturën shqipe.

“44 vjet më parë është organizuar seminari i parë fakulteti i filologjisë si organizator. Do të vazhdojë të frymojë me produktin e tij më me vlerë. Por seminari nuk është vetëm kaq është shumë më shumë. Institucioni i seminarit është koncepti më i fortë i përfaqësimit të albanologjisë në botë. Janë gjithë ato konferenca botime janë gjithë ato Seminari ka bërë bashkë Prishtinën dhe Tiranën, në kërkim të ngritjes dhe avancimit të dijes” , tha ajo

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynit Koni kërkoi që një pjesë e sesionit të këtij seminari të zhvendoset në Tiranë, ku sipas tij në këtë mënyrë do ta bënte më gjithëpërfshirës këtë ngjarje.

Po ashtu ai kërkoi edhe krijimin e një reviste unike, e cila do të shërbente për të gjithë dashamirët e albanologjisë, jo vetëm brenda trojeve shqiptare, por edhe për ata ndërkombëtarë.

“ Unë do doja të përcillja dy mesazhe të rëndësishme. Do të kërkoja nga drejtuesit e Fakultetit Filologjik të UP, ta koordinojnë këtë seminar të ju jepet hapësirë që një nga këto seminare të zhvillohet në Tiranë. Ku ky seminar do të jetë më gjithëpërfshirës. Unë garantoj në cilësinë e rektorit mbështetje nga Universiteti i Tiranës. Ky aktivitet paraqet punime të veçanta dhe studimet albanologjike që janë të një vlere të veçantë. Do të doja që përsëri kolegët dhe profesorët duhet të mendojnë për krijimin e një reviste unike, të u shërbejë jo vetëm Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe albanologëve ndërkombëtarë”, tha ai

Nënkryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Jusuf Bajraktari, tha se ky institucion do të mbështesë këtë ngjarje të rëndësishme për mbarë trojet shqiptare

“Ju shpreh gatishmërinë përkrahjen të institucionit të akademisë së shkencave she të artëve për punën e mëtutjeshme, këtij evenimenti më të rëndësishëm në trevave shqiptare. Ju uroj punë të mbarë dhe i uroj pjesëmarrësit nga vendet e huaja”, tha ai.

Shkumbim Munishi, drejtor i seminarit tha se kjo ngjarje është një zinxhirë i përhapjes së traditës dhe kulturës shqipe.

“Kam nderin dhe kënaqësinë të jem në hapjen e edicionit të 38-të të seminarit të gjuhës letërsisë dhe kulturës, shqipe është një hallk e një zinxhiri të traditës, sot shënojmë një jubile. Këtë vit ka pasur dashamir nga vende të ndryshme, si Rusia, Ukraina, Kroacia, Maqedonia e të tjerë. Prandaj është pjesëmarrja e tyre që e bëjnë një ngjarje shumë të veçantë” , tha ai.

Image may contain: 4 people, people standing and indoor

Të ngjashme