Nis rregullimi i sheshit “Adem Jashari”

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 12:38 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës njofton se kanë filluar punimet për rregullimin e sheshit “Adem Jashari”.

Sipas kryetarit Shpend Ahmeti, kjo hapësirë do të shndërrohet në një shëtitore të përshtatshme dhe do të përfshijë brenda vetes edhe pjesët e gjelbëruara, edhe ulëset për pushim.

“I gjithë projekti pritet të përfundojë për 90 ditë pune”, ka bërë të ditur Ahmeti, në faqen e tij në Facebook.

Qytetarët kanë mirëpritur nisjen e punimeve për rregullimin e sheshit, por këtë veprim e shohin si të vonuar.

Qytetari Jetullah Ferati ka thënë për Ekonomia Online se ky shesh duhet të rregullohet mirë.

“Dikush me  pa kështu është marre. Duhet me rregullu mirë, sipas mundësive. Është mirë që të rregullohet në mënyrë moderne”.

Qyetari tjetër, Muhamed Abdullahu, thekson se ky shesh është dashur të rregullohet para 18 vjetësh.

“Kjo punë është dashur të kryhet para 18 vjetësh, jo tash, por gjërat po shkojnë në të kundërtën”

Faik Rushiti thotë se gjendja e sheshit nuk ka qenë kurrë më e keqe.

“Njëherë nuk po shoh asgjë. Kur të rregullohet atëherë e shohim. Më keq se tash nuk ka qenë kurrë. Me punu është mirë por nuk po punojnë”.

Image may contain: 4 people, people standing, tree, shoes and outdoor

Image may contain: sky, tree and outdoor

Image may contain: 2 people, people standing, tree, plant, sky, outdoor and nature

Image may contain: sky and outdoor

Image may contain: one or more people, shoes, child and outdoor

Image may contain: sky and outdoor

Image may contain: sky and outdoor

Image may contain: one or more people, tree, sky, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, sky and outdoor

Image may contain: shoes, tree and outdoor

Të ngjashme