Komuna e Rahovecit vazhdon investimet në përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme ku nga buxheti i saj ka filluar realizimin e projektit “Rregullimi i trotuareve në rrugën Gëzim Hamza”, në qytetin e Rahovecit.
Investime në këtë rrugë, ka pasur edhe në rregullimin e ndriçimit publik dhe riparimi-asfaltimi i kësaj rruge.
Rregullimi i ndriçimit publik dhe i trotuareve, ka ardhur pas shqyrtimit të kërkesave te banoreve të cilët jetojnë afër kësaj rruge.
Me rregullimin e ndriçimit publik dhe të trotuareve, banorëve të cilët kanë kaluar nëpër këtë rrugë u janë ofruar kushte më të mira, pasi që deri me tani, nuk kanë pasur as ndriçim dhe as trotuar.
Haziz Krasniqi zyrtar për Informim në Komunën e Rahovecit