Nis seanca në Speciale ndaj Jakup Krasniqit

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka dalë para gjykatësit të Dhomave të Specializuara.

Aktakuza kundër Jakup Krasniqit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Jakup Krasniqin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale, kanë njoftuar nga Dhomat e Specializuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme