Nisin mosmarrëveshjen në Facebook, rrihen brutalisht

Kaçanik | 26 Maj 2017 | 15:19 | Nga

Në rrugën “Ismajl Reka” në Kaçanik dy të mitur e kishin nisur një mosmarrëveshje në rrjetin social Facebook, ku më pas kanë dalë për t’i qëruar hesapet fizikisht dhe si rrjedhojë njëri ka pësuar lëndime.

Pas zënkës viktima ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë – gërshërë, njofton policia, transmeton Klan Kosova.

Fillimisht i lënduari është dërguar në një qendër të mjekësisë familjare në Han të Elezit dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme