Gjatë kësaj jave, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka nënshkruar disa urdhëresa, ku ka urdhëruar zyrën e prokurimit për fillimin e procedurave për realizimin e projekteve, të cilat janë në të mirë të gjithë qytetarëve të Komunës së Rahovecit.
Urdhëresat të cilat janë nënshkruar, nga ana e Kryetarit për fillimin e procedurave tenderuese janë: ndërtimi i “Rreth rrotullimit te Jaha Petrol”, në qytetin e Rahovecit, ndërtimi i “Trotuareve në rrugën Gëzim Hamza”, në qytetin e Rahovecit, ndërtimi i “Rrugës Celinë-Nagac” dhe “Investime për krijimin e hapësirave gjelbëruese-parqeve”.