Ekonomia Online
FUNDIT

Nisin procedurat për realizimin e disa projekteve në Rahovec

Nisin procedurat për realizimin e disa projekteve në Rahovec

Gjatë kësaj jave, kryetari i komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, ka nënshkruar disa urdhëresa, ku ka urdhëruar zyrën e prokurimit  për fillimin e procedurave për realizimin e projekteve, të cilat janë në të mirë të gjithë qytetarëve të Komunës së Rahovecit. Urdhëresat të cilat janë nënshkruar, nga ana e Kryetarit për fillimin e procedurave tenderuese […]

Gjatë kësaj jave, kryetari i komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, ka nënshkruar disa urdhëresa, ku ka urdhëruar zyrën e prokurimit  për fillimin e procedurave për realizimin e projekteve, të cilat janë në të mirë të gjithë qytetarëve të Komunës së Rahovecit.

Urdhëresat të cilat janë nënshkruar, nga ana e Kryetarit për fillimin e procedurave tenderuese janë: ndërtimi i “Rreth rrotullimit te Jaha Petrol”, në qytetin e Rahovecit,  ndërtimi i “Trotuareve në rrugën Gëzim Hamza”, në qytetin e Rahovecit, ndërtimi i “Rrugës Celinë-Nagac” dhe “Investime për krijimin e hapësirave gjelbëruese-parqeve”.

Të ngjashme