Nisin punimet e dy rrugëve dhe rregullimi i kanalizimit në Xërxe

Prishtinë | 28 Tet 2016 | 10:20 | Nga

Në fshatin Xërxe të Komunës së Rahovecit kanë nisur punimet për kubëzimin e dy rrugëve dhe rregullimin e kanalizimit fekale, të cilat janë paraparë të realizohen gjatë vitit 2016 dhe që kanë për qëllim, lehtësimin e lëvizjes së banorëve të këtij fshati.

Fillimin e punimeve i ka parë nga afër edhe Muhamet Behra, drejtor i Shërbimeve Publike në Rhovec.

Behra, u shpreh se kubëzimi dhe rregullimi i kanalizimit fekal, ka ardhur duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve dhe kryetarit të këshillit të fshatit, ndërsa përfundimi i projekteve në këtë fshat, varët edhe nga kushtet atmosferike.

Behar Thaqi, kryetar i këshillit të fshatit Xërxe ka thënë se fillimi i punimeve për kubëzimin e dy rrugëve dhe kanalizimit fekal, ka qenë i nevojshëm për banorët e fshatit, pasi që të dy rrugët kanë qenë të dëmtuara.

Thaqi shprehet po ashtu se me kubëzimin e dy rrugëve fshatit Xërxe, do t’i shtohen edhe 2.7 kilometra rrugë të kubëzuara dhe 1.5 kilometër kanalizim fekal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme