Nisin punimet në asfaltimin e rrugës Kpuz-Qeskovë

Klinë | 26 Pri 2017 | 17:07 | Nga

Kanë nisur punimet në asfaltimin e rrugës Kpuz-Qeskovë, e cila ka një rëndësi të madhe për banorët e këtyre dy lokaliteteve të Komunës së Klinës. Rruga është e gjatë 2.3 km për të cilën do të investohen rreth 125 mijë euro.

Nga afër, fillimin e punimeve e ka përcjellë kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota, i cili i ka uruar banorët për ketë rrugë.
“Nga sot do të krijohen lehtësi për lëvizjen e banorëve të dy fshatrave e sidomos për nxënësit e Qeskovës që vijojnë mësimet në shkollën e Kpuzit”, ka thënë Bashota.

Banorët e këtyre dy fshatrave kanë falënderuar kryetarin Bashota për realizimin e këtij projekti me vlerë të madhe, realizimi i të cilit krijon lehtësi edhe në punimin e tokave bujqësore.

Rëndësia e kësaj rrugë është e dyfishte ngase banorëve të Kpuzit dhe fshatrave tjera u krijohet një lidhje shumë me afër me lokalitetet e Komunës së Pejës.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme