Nisin punimet në nyjën rrugore që lidh tri fshatra në Ferizaj

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur punimet në nyjën rrugore që lidh fshatrat Burrnik, Greme e Gackë, të Ferizajt.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka uruar banorët e kësaj ane.

Ky është postimi i plotë i Alit në faqen zyrtare në Facebook:

Nisën punimet në njërën nga nyjet rrugore më perspektive për turizmin e zhvillimin ekonomik lokal në Ferizaj e më gjerë. Braktisja e fshatit dhe pamundësia për t’i shfrytëzuar resurset natyrore, nuk do të jetë më brengë e banorëve të fshatrave Burrnik, Greme e Gaçkë, pas lidhjes së tyre me rrugë sipas standardeve më të larta, për të vijuar me rregullimin e arteries kryesore turistike drejt Kashtanjevës. Bashkë, ndërtojmë veprat që trashëgohen ndër breza.

Të ngjashme