Në fshatin Celinë të Komunës së Rahovecit, sot kanë nisur punimet në projektin “Ulja e niveletës së përroit në fshatin Celinë”, në ceremoninë e nisjes së punimeve të pranishëm ishin Kryetari Smajl Latifi, Berat Duraku drejtor i DBPZHR-së dhe Afrim Dina kryesues i Kuvendi.
Kryetari i Komunës, Smajl Latifi u shpreh se sot filloi zbatimi i projektit: “Ulja e niveletës së përroit në fshatin Celinë” dhe pikërisht nga dalja e ujit nga shtrati i këtij përroi janë vërshuar shumë toka bujqësore dhe ekonomi familjare. Përfundimi i këtij projekti hap rrugë për projektin tjetër të ndërlidhur për kullimin e tokave bujqësore të fermerëve të vyeshëm të këtij fshati.
Muhamet Ramadani, kryetar i këshillit të fshatit Celinë e ka falënderuar, Kryetarin e Komunës Smajl Latifi, drejtorin e DBPZHR-së Berat Duraku, kryesuesin e kuvendit komunal Afrim Dina, asamblistët Rasim Fazliu dhe Faton Ramadani, për projektin “Ulja e niveletës së përroit në fshatin Celinë”. Ai tha poashtu se sot filluan punimet, në njërin ndër projektet më të rëndësishme për banorët e fshatit Celinë.
Realizimi i këtij projekti është mundësuar nga buxheti i Komunës së Rahovecit i cili kap vlerën prej 178,000 euro dhe që ka një gjatë si prej 1237 metra.