Komuna e Rahovecit po vazhdon me realizmin e projekteve të cilat janë paraparë të realizohen gjatë vitit 2017 dhe që janë në të mirë të qytetarëve të saj.
Realizimi i këtyre projekteve nga ana e Komunës, ka të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Një projekt i cili ka të bëjë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe që është duke u punuar me intensitet të madhe, është rregullimi i rrugës që lidh fshatrat Nagavc me fshatin Celinë.
Ky projekt financohet nga buxheti i Komunës së Rahovecit.