Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë kanë dorëzuar koalicionin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.
Dorëzimin e koalicionit në KQZ e kanë bërë Endrit Shala nga Nisma dhe Vesel Makolli nga AKR.
“Koalicion ky që për kandidat për kryeministër e ka Fatmir Limajn dhe që do jetë koalicioni fitues i zgjedhjeve të këtij viti dhe koalicioni determinues që edhe Qeveria e ardhshme që të krijohet në afatin më të shpejtë të mundshëm, si bosht i cili do jetë boshti fituës i zgjeshjve 2019”, tha Shala, raporton EO.
Ky është koalicioni i tretë që dorëzohet pas atij të VAKAT, AAK-PSD.
Ndërkohë më pak se tri orë na ndajnë deri në skadimin e afatit për dorëzim të koalicioneve.