Dega e Nismës për Kosovën në Drenas reagon në lidhje me presionin që, siç thotë kjo parti, po u bëhet qytetarëve të Drenasit, nga njerëz të PDK-së.
“Në bazë të raportimeve që na kanë ardhur nga vëzhguesit tanë në teren, një grup i anëtarëve të PDK-së, të drejtuar nga Driton Ajazi, drejtor i degës së NLB-së në Drenas dhe Bujar Xhoshi, kanë ndaluar në rrugën Sankoc-Fushticë, rrugë kjo që kalojnë qytetarët të cilët janë duke shkuar për të votuar në shkollën fillore “Luigj Gurakuqi” në Sankoc, janë duke ushtruar presion mbi qytetarët që janë duke shkuar për të votuar”, thotë Nisma.
Sipas kësaj partie, këto janë “tentimet e fundit të presionit nga qarqe të PDK-së, para ndryshimit të madh që po i vjen Drenasit”.