Nisma për Kosovën ka thirrur konferencë për media për të analizuar procesin e deritanishëm zgjedhor.
Sekretari i kësaj partie, Bilall Sherifi ka thënë se informacionet që i posedojnë nga terreni flasin për një proces të rregullt dhe demokratik, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se dalja e qytetarëve në votime është shumë më e mirë se në kohët e paradites.
“Presim dhe inkurajojmë të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë ashtu siç i ka hije në mënyrë që vendi të merr atë që e flet sovrani”, ka thënë ai.
Sherifi është shprehur i bindur se koalicioni PAN do t’i fitojë zgjedhjet dhe se janë të gatshëm që të fillojnë punën për krijimin e Qeverisë.
Megjithatë, ai ka thënë se janë të gatshëm të pranojnë çfarë do rezultati.