Ish-ministri i Tregtisë, Vesel Krasniqi, i cili është kandidat për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokratike, ka mbajtur sot tubim në fshatin Banjë të Malishevës, që është dhe vendlindja e liderit të Nismës, Fatmir Limaj.
“Të bashkuar si asnjëher tjetër, në mbështetje të kryetarit Limaj, u deklaruan banorët e lagjeve Limaj dhe Hazrollaj nga fshati Banjë”, ka shkruar Krasniqi.
“Shpalosëm pjesë nga programi i NISMA Socialdemokrate dhe vizionit të kryetarit Limaj”, ka shtuar ai.