Muharrem Nitaj, anëtar i Kryesisë dhe zëdhënës i AAK-së, thotë se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk është arrestuar por është ndaluar nga autoritetet franceze në aeroportin e Baselit, sipas një urdhërarresti të Serbisë të lëshuar që në vitin 2004.
“Njoftimet për arrestimin e tij nuk janë të sakta”, ka thëne Nitaj, nëpërmes një komunikate shtypi.
“Mirëpo pavarësisht prej kësaj, ndalimi i tij qoftë edhe për një kohë të shkurtër, është i papranueshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë në lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës”, ka thënë Nitaj.
“Kosova është shtet i pavarur dhe qytetarët e saj nuk mund të nadalohen me urdhërarreste të Serbisë dhe është koha e fundit që shtetet evropiane t’i japin fund lojës së Serbisë me këto urdhërarreste, që nuk kanë asnjë bazë ligjore”.
“Njëkohësisht autoritetet e Prishtinës duhet të ndërprejnë çdo kontakt me Beogradin, derisa ky i fundit të mos heqë dorë nga logjika fashiste e trajtimit të shqiptarëve të Kosovës! Haradinaj shumë shpejt do të vazhdojë rrugëtimin e vet, por shija e keqe do të mbetet”, ka thënë Nitaj.