Një 11-vjeçar dhe një 31-vjeçar plagosen nga një veturë në lëvizje në Shtërpcë

Prishtinë | 06 Jan 2023 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Policia e stacionit në Shtërpcë, sot në orën 15:19, ka pranuar një informacion se në fshatin Drajkovc të Shtërpcës dy persona, njëri rreth 11-vjeçar dhe tjetri rreth 31-vjeçar janë plagosur nga arma e zjarrit nga personi/persona të panjohur i cili/të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Dy të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar me autoambulancë për në qytetin e Graçanicës. Të dy të plagosurit nga informacionet që kemi janë jashtë rrezikut për jetë.

Janë marrë të gjitha veprimet nga policia , policia e rendit e më pas hetuesit policorë dhe të krim teknikës nga Sektori Rajonal i Hetimeve, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga PTH-Ferizaj kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë nisur hetimet në kërkim dhe kapjen e personave të dyshuar.

Aktualisht rruga që qonë për në Shtërpcë është e bllokuar nga të dy drejtimet e lëvizjes.

Policia thotë se sapo të ketë informata shtesë do t’i bëjë të ditura për publikun.

Të ngjashme