Një 20-vjeçare vdes në aksident afër Istogut

Istog | 17 Gus 2016 | 16:07 | Nga

Aziza Seferoviq, 20-vjeçare, nga fshati Vitomiricë i Pejës ka gjetur vdekjen, në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit
në rrugën magjistrale Mitrovicë- Pejë.

Policia ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur në fshatin Gurrakoc të Istog, rreth orës 3 të natës. Në aksident është përfshirë vetura e tipit “Seat Ibiza”, me targa regjistrimi të Kosovës, të cilin e drejtonte shtetas shqiptar i Kosovës B. H. (1990).

Sipas të dhënave hetimore, aksidenti ka ndodhur për deri sa i dyshimti ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Mitrovicës në drejtim të Pejës dhe me të arritur në hyrje të fshatit Gurrakoc, humb kontrollin ndaj mjetit që drejtonte, del jashtë rrugës dhe godet rrethojën e oborrit të një shtëpie, me ç’rast edhe i dyshuari dhe pasagjerja që ishte në ketë automjet pësojnë lëndime trupore.

Ata janë dërgohen në Spitalin Rajonal të Pejës për t’iu ofruar ndihma mjekësore, mirëpo sipas mjekut kujdestar viktima Aziza Seferoviq (1997) nga Vitomirica e Pejës kishte ndërruar jetë.

Foto arkiv: Ekonomia Online

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme