Një 30-vjeçar mbytet në plazhin e Velipojës

Prishtinë | 22 Kor 2018 | 14:47 | Nga

Një pushues është mbytur mesditën e së dielës në plazhin e Velipojës, në zonën e Vilunit.

Sipas informacioneve të para, viktima është një 30-vjeçar me inicialet E.P. nga fshati Dajç i Shkodrës.

Megjithë ndihmën e dhënë, 30-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë, shkruan Top Channel.

Që nga fillimi i këtij sezoni turistik, në plazhin e Velipojës kanë humbur jetën në det dy persona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme