Një 52-vjeçar vdes në plazhin e Durrësit

Durrës | 06 Gus 2017 | 16:20 | Nga

Policia Shqiptare bën të ditur se një ditë më parë, rreth orës 14:25, F.Ç., 52 vjeç, banues në Tiranë, sapo është futur në det, i ka rënë të fikët.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, në orën 15:00, ndërroi jetë në spital.

Mësohet se 52-vjeçari vuante nga zemra.

Këto ditë të nxehta vere të shumtë janë pushuesit që kanë humbur jetën në Shqipëri si pasojë e mbytjes, por edhe për shkak të pushimit të zemrës si pasojë e kontaktit direkt me ujin e ftohtë.

Bluzat e bardha kanë bërë vazhdimisht apel për të treguar kujdes, duke përzgjedhur oraret për të bërë plazh, duke shmangur pikun e vapës në orët e drekës, por mbi të gjitha duke shmangur kontaktin direkt të zemrës me ujin kur jashtë shënohen temperatura të larta. Mbi të gjitha për njerëzit që vuajnë me zemër, të cilët duket të lahen në det duke e mësuar dalëngadalë trupin me ujin dhe jo të zhyten menjëherë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme