Një 53-vjeçar arrestohet në Emshir për disa vjedhje nëpër markete

Prishtinë | 13 Mar 2023 | 22:22 | Nga Ekonomia Online

Njësiter policore të stacionit të Fushë-Kosovës, kamë arrestuar sot në lagjen Emshir në Prishtinë, një person të dyshuar për disa vjedhje të rënda.

Rastet kanë ndodhur gjatë muajit mars 2023, në intervale të ndryshme kohore, kryesisht në markete.

Puna e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar:

– E.K, mashkull, 53 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 5 raste të vjedhjeve të rënda.

Të ngjashme