Policia ka parandaluar sot një ngjarje të rëndë në Tiranë. Një person rreth 53 vjeç, banues në Tiranë, ka lyer trupin me benzinë në Rrugën e Elbasanit, në afërsi të Ambasadës Amerikane.
Policia identifikoi shtetasin me inicialet F. S. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është bërë i mundur parandalimi i veprimeve të tij. Ky shtetas ndodhet i shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje për të zbardhur arsyet e veprimeve të tij.