Një 75-vjeçar izraelit vdes dy orë pasi mori vaksinën anti-Covid

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Një 75-vjeçar nga Beit She’an në Izrael ka vdekur nga sulmi në zemër, dy orë pasi mori vaksinën kundër koronavirusit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, përcjell Jerusalem Post të hënën.

I ndjeri kishte disa sëmundje shoqëruese dhe edhe më parë kishte pësuar sulm në zemër.

Sipas zyrtarit të Ministrisë së Shëndetësisë së Izraelit, Chezy Levy, hetimi për këtë rast ka nisur dhe se të dhënat e para nuk tregojnë ndonjë lidhje mes vdekjes së 75-vjeçarit dhe vaksinës.

Në Izrael ka nisur vaksinimi me vaksinën e Pfizerit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme