Ramiz Lladrovci, i cili e la postin e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, për ta marrë drejtimin e Komunës së Drenasin, tani po kërkon edhe një mandat të dytë të dielën.
Lajmi.net qëndroj gjatë tërë ditë në Drenas për t’i ndjekur aktivitetet e Lladrovcit, e ai na mirëpriti në shtëpinë e tij në fshatin Gllanasellë.
Në këtë storie mund të ndiqni se si fillon një ditë e tij, sa aktivitete zhvillon brenda ditës, a është i mirë në gatim, sa i ndihmon gruas rreth punëve të shtëpisë e shumë gjëra të tjera të pa thëna më parë.
Edhe qytetarët patën komente për pyetje për Lladrovcin.
Në këtë muaj fushate edhe zonja e parë e Drenasit ka aktivitetet kryesisht me gra nëpër fshatra e qytet, mirëpo ajo tregon edhe si është të jetë zonja e parë e Drenasit.
E pse e meriton Ramiz Lladrovci të vazhdojë të jetë në krye të Komunës flasin nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj dhe ish deputeti i PDK-së, Shaip Muja. (Lajmi.net)