Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve që ka marrë në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 14:00 në fshatin Penuh të Podujevës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në këtë aksident që kanë qenë të përfshira tri automjete lëndime kanë marrë tetë persona.
Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
Në ndërkohë, Policia e Kosova ka bërë apel për kujdes të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Numri i aksidenteve, me fatalitet, ka qenë shumë i madh gjatë ditëve të fundit.