Një familje në Delhi gjendet e varur në tavan

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 11:23 | Nga

11 anëtarë të një familjeje janë gjetur të vdekur në një shtëpi në kryeqytetin e Indisë, Delhi. 10 prej tyre të varur në tavan.

Një grua rreth të 70-ve ishte e vetmja që ishte e shtrirë në dysheme. Shumica e të vdekurve i kishin sytë dhe gojën e mbyllur, kurse duart e lidhura pas shpinës, raporton BBC, transmeton Koha.net.

Ende mbetet e paqartë se çka qëndron prapa këtyre vdekjeve, policia nuk ka përjashtuar vrasjen.

Por, megjithatë, policia përmes një kumtese ka bërë të ditur se kanë gjetur fakte të “praktikave mistike” nga familja. Në shtëpi janë gjetur shënime që flasin për praktika mistike shpirtërore, të cilat besohet se kanë lidhje me vdekjet.

Familja kishte jetuar në lagjen Burari të Delhi për më shumë se 20 vjet, edhe pse vinin nga Rajasthan. Kishin dy dyqane në ndërtesën trekatëshe ku edhe po jetonin.

Trupat e pajetë, policia thotë se u zbuluan nga një fqinj kur shkoi për të blerë qumësht të dielën në mëngjes.

“Kur hyra në dyqan, të gjitha dyert ishin të hapura dhe trupat e tyre i pashë të varur në tavan dhe me duart e lidhura”, tha Gurcharan Singh, për BBC Hindi.

Banorët e zonës dhe të afërmit i kanë thënë medias lokale se familja ishte e lumtur dhe ishte pjesë e bashkësisë lokale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme