Një fotografi e publikuar nga një shqiptar në rrjetet sociale mjaftoi që disa serbë të mblidhen para furrës së tij në Serbi

Prishtinë | 27 Pri 2019 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Disa njerëz u mblodhën para furrës “Roma” në Borça, ku protestuan, pasi djali i pronarit të këtij objekti, ka publikuar në rrjetet sociale një foto që tregon simbolin e shqiponjës dykrenare.

Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, njerëzit e mbledhur rreth orës 10 të paradites mbanin flamuj serbë dhe ishin duke kënduar këngë serbe.

Siç thuhet tutje, fotoja që zgjoi revoltën tek banorët e këtij vendbanimi në Beograd u publikua disa ditë më parë në Facebook dhe tregon se një nga pronarët e kësaj furre tregon këtë simbol, i cili sipas mediave serbe, paraqet “Shqipërinë e Madhe”.

Pretendohet se fotografia u realizua në qendër të Beogradit, në rrugën Knez Mihailova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme